Superiorja nuk njeh pushime fundviti. Të dielën luhen ndeshjet e javës së 11-të dhe do të ketë beteja të vërteta në fushën e lojës. FSHF dhe Supersport kanë veçuar Teuta-Tirana si duelin më të rëndësishëm të kësaj jave, teksa do të zhvillohet veç të tjerave, prej orës 16:45.
Durrsakët kanë fituar dy ndeshjet e fundit dhe do kërkojnë t’ia dalin me sukses edhe ndaj kampionëve në fuqi, në mënyrë që të paktën distanca me Vllazninë kryesuese të mos ndryshojë. Shkodranët luajnë gjithashtu në shtëpi.
Ata presin Skënderbeun dhe e kanë detyrim marrjen e tre pikëve, ndaj një rivali që po zhvillon lojëra të mira dhe nuk po merr rezultate. Për t’u parë është edhe sfida Partizani-Kukësi, që renditen në “podium” aktualisht. Në program janë edhe dy ndeshje derbi, Kastrioti-Laçi dhe Bylisi-Apolonia. /abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 11
E diel, më 27 dhjetor 2020
Ora 13:45 | Vllaznia-Skënderbeu
Ora 13:45 | Kastrioti-Laçi
Ora 13:45 | Bylisi-Apolonia
Ora 13:45 | Partizani-Kukësi
Ora 16:45 | Teuta-Tirana