Jason Derulo njoftoi një lajm të këndshëm për fansat e tij këtë fundjavë – ai do të jetë një baba! Këngëtari 31-vjeçar dhe partnerja e tij, Jena Frumes po presin fëmijën e tyre të parë, zbuloi ai në Instagram.
“Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë @jenafrumes,” shkroi Jason krahas një videos ku shfaqet me të dashurën. Jena gjithashtu ndau lajmin për ndjekësit e saj, duke mbishkruar “Mami & Babi”.
Çifti janë njohur në palestër pak para pandemisë së koronavirusit dhe nisën të shoqëroheshin më pas. Ata shpesh filmojnë video së bashku me TikTok duke u kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer. /abcnews.al

