Jasir Asani lë Partizanin dhe do të provojë një eksperiencë të re në Hungari, me skuadrën e Kisvarda që luan edhe mbrojtësi Herdi Prenga.
Supersport raporton se sulmuesi anësor do të nënshkruajë për dy sezone me hungarezët, ndërkohë që do të ketë edhe një klauzolë për të rinovuar edhe për një sezon tjetër.
Në ditët në vijim pritet të hidhet firma mbi kontratë dhe Asani të provojë një eksperiencë të re jashtë Superiores.
Më herët ai ka qenë pjesë e Vardar në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Partizani e huazoi edhe te AIK në Suedi.
Asani ikën te Kisvara si lojtar i lirë, pasi me Partizanin kontrata i përfundon më 30 qershor. Sezonin e fundit sulmuesi shënoi 9 gola dhe asitoi 8 herë. /abcnews.al