Jashtë vetëm për stërvitje dhe ndeshje, Gjermania izolon futbollin

schedule10:16 - 23 Prill, 2021

schedule 10:16 - 23 Prill, 2021

Të gjithë futbollistët dhe stafi i klubeve të Bundesligas do të gjenden në izolim të detyrueshëm për javët e fundit të kampionateve në Gjermani.  Në këtë mënyrë do të parandalohet përhapja e mëtejshme e COVID-19. Në kohët e fundit janë shtuar së tepërmi numri i të infektuarve në klubet gjermane.

Sot janë njoftuar masat paraprake dhe kontrollet e rrepta që do të zbatohen edhe nga Bundesliga 2. Në bazë të procedurës, nga data 3 maj, të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafeve të ekipeve gjermane do të dalin nga shtëpia vetëm për t’u stërvitur dhe në kohën e ndeshjeve.

Asnjë largim tjetër nuk do të justifikohet dhe do të dënohen nëse nuk i binden rregullit, ndërsa nga 12 maji, të gjithë klubet do të izolohen në kampet stërvitore deri në fund të sezonit. Këto masa të rrepta vijnë për të evituar shtyrjen dhe zgjatjen e mëtejshme të kampionatit, që do të ishte fatale në një kohë që po afron edhe Kampionati Europian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!