Jashtë lojërave olimpike dhe botërorit: Rusia s’kualifikohet për doping

schedule14:52 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 14:52 - 18 Dhjetor, 2020

Rusia nuk do të mund të marrë pjesë për dy vjet, në asnjë garë ndërkombëtare sportive pas skandalit të doping që përfshiu një pjesë të madhe të atletëve të saj

Dënohet por me një lloj kompromisi: Rusia është skualifikuar për skandalin e doping, por do të jetë jashtë dy edicioneve të ardhshme të lojërave olimpike. Por dënimi është përgjysmuar në krahasim me skualifikimin 4 vjecar të vendosur nga Agjencia Botërore anti doping.

Dy vitet e ndalimit, të vendosura nga gjykata arbitrale e sportit në Lozanë, konfirmojnë përjashtimin e Moskës nga Lojërat Olimpike veore të Tokios dhe ato dimërore të Pekinit, si dhe nga garat më të rëndësishme botërore.

Atletët rusë që nuk janë përfshirë në skandalet e doping, njësoj si dhe skuadrat, mund të marrin pjesë në kotë lojëra nën flamurin neutral të komitetit ndërkombëtar olimpik, si ndodhi në edicionin e fundit të lojërave dimërore të Pieongcang në vitin 2018. Skandali i doping-ut rus zgjat prej vitesh, që kur në 2014-ën një hetim zbuloi atë që po ndodhte.

Skandali i të ashtuquajturit “dopingu shtetëror” nisi në fund të 2014-ës kur televizioni gjerman ARD transmetoi një dokumentar i cili denonconte një sistem sekret injektimi të substancave të palejueshme dhe një manipulim të mundshëm dhe mbulim të rezultateve në kontrollet anti doping të atletëve rusë.

Gjatë hetimeve u vërtetua ekzistenca e një aparati shtetëror, që niste nga ministria e sportit e deri tek shërbimet sekrete dhe laboratorët anti doping të Moskës, i cili mbuloi dhe mbrojti atletët rusë që përdornin doping.

43 atletë rusë, ndërkohë janë privuar nga të gjitha rezultatet e arritura në Soçi në vitin 2014 dhe u përjashtuan nga edicionet e ardhshme të lojërave olimpike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!