Jashari pas takimit me Kurtin e Muratin: S’kishte gatishmëri për reflektim, do të kundërshtojmë

schedule12:32 - 17 Qershor, 2022

schedule 12:32 - 17 Qershor, 2022

Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, bashkë me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, tha se nuk kanë arritur marrëveshje për futjen e veteranëve në Projektligjin për pagën minimale. Jashari tha se kërkuan në takim që të kthehet ligji bazë i veteranit ku përcaktohen beneficionet e tyre.

Ai shtoi se nuk ishte gatishmëri që të reflektojnë dhe se do ta kundërshtojnë fuqishëm Projektligjin për pagën minimale, deri në realizimin e së drejtës së tyre.

“I bëmë kërkesë që nga një ligj që nuk është i zbatueshëm, në radh të parë duhet të bëhet një kategorizëi me ligjin e ri dhe e obligon qeverinë që të zbatojë ligjin me pagën minimale në ligjin bazik deri të bëhet kategorizimi i veteranëve të luftës të UÇK-së. I treguam ministrit që ka bërë shkelje ligjore dhe kërkesa jonë është që të kthehet në ligjin bazik dhe kalkulimi i benefitit të veteranit të llogaritet në bazë të pensionit. U pa se nuk ishte gatishmëri që të reflektojnë dhe ne jemi këtu dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm deri në realizimin e së drejtës”, ka thënë Jashari.

Jashari u shpreh se do të presin propozimin me shkrim të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“E presim dhe përgjigjen me shkrim dhe propozimin që do bëjnë kryemistri dhe ministri i Financave. Ishim aty për t’iu thënë se kanë bërë shkelje ligjore. Kemi biseduar se nuk është detyrë e ministrit dhe kryeministrit lista e veteranëve. Unë që jam pjesë e këtij procesi iu thashë që shkalla e parë ka vendosur pro komisionit se nuk është gjetur shkelje, por presim dhe me rigjykim”, tha ai. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!