Jashanica: Shokët “talleshin” kur nuk luaja, dua të rikthehem te Kosova

schedule17:36 - 23 Prill, 2020

schedule 17:36 - 23 Prill, 2020

Bajram Jashanica qëndroi gati 2 vite jashtë futbollit për shkak të përdorimit të dopingut. Mbrojtësi i Skënderbeut rezultoi pozitiv pas një kontrolli në ndeshjet e grupeve të Europa League. Periudhë e vështirë për të, ndërsa gjeti golin ndaj Luftëtarit në ndeshjen e parë pas rikthimit në Korçë

29-vjeçari nga Prishtina ka bërë një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport, aty ku flet për tema të ndryshme, duke filluar nga vuajtjet e mëdha, rikthimi te Kosova, batuta e shokëve dhe objektivat e së ardhmes.

KORONAVIRUSI – “Është një situatë shumë e vështirë. Mund të them se është më e vështirë se periudha që kalova, pasi atëherë të paktën stërvitesha. Jam i pafat, kampionati u pezullua pas vetëm 3 ndeshjeve të luajtura”.

QËNDRIMI JASHTË – “Kthimi nga ai moment i keq, ishte diçka shumë e veçantë për mua. Dy vite kam sakrifikuar dhe me karakterin e fortë që kam, ia dola. Kam qenë i sigurt se do të rikthehem dhe do të jem më i fortë. Edhe në ekip mezi kanë pritur që të rikthehesha”.

OBJEKTIVI – ”Dëshira ime është që shumë shpejt të arrij kombëtaren. Në ndeshjen e parë në Shkodër kisha frikë, pasi nuk e dija se ku do të isha pas asaj mungese të gjatë. Shpresojë që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt dhe t’i rikthehemi normalitetit”.

BATUTAT – “Unë bëja stërvitje gjithë javën dhe kur vinte dita e ndeshjes, unë e shikoja nga tribuna. Ka qenë e vështirë shumë. Shokët e ekipit më ngacmonin duke më thënë se isha me kartonë që nuk luaja. Shpresoj që të mos i ndodhë askujt si mua”.

E ARDHMJA – ”Mendoj se në mbrojtje te Shqipëria ka më shumë konkurrencë se te Kosova. E ardhmja? Dëshira ime gjithmonë ka qenë që nga Skënderbeu të kaloja në një klub më të madh. Jam ende i ri dhe do të tentoj përsëri një ekip më të madh se Skënderbeu”. /abcnews.al