Jashanica: Ndjesi e mirë të jesh kapiten, doja të punoja me Shehin

schedule14:32 - 8 Mars, 2020

schedule 14:32 - 8 Mars, 2020

Skënderbeu pret në Korçë ekipin e Kukësit, në një sfidë ku Orges Shehi do të rikthehet si kundërshtar. Mbrojtësi i “Ujqërve të Dëborës” foli në konferencë për shtyp para sfidës kundër verilindorëve, ku foli për Shehin, shiritin e kapitenit dhe stadiumin e Korçës.

“Fatmirësisht, kanë shkuar mirë dy ndeshjet e fundit, kemi marrë pikët e plota. Të them të drejtën se kam pritur as vetë këtë nivel që jam, pasi prej dy vitesh nuk luaj.  Që më 4 janar kam dhënë maksimumin në stërvitje që të jem gati kur të mundem që të luaj. Falë Zotit ia kam arritur shumë mirë dhe jemi këtu ku jemi.

Çdo kundërshtar që vjen këtu, duhet të ketë frikë. Më vjen keq që nuk kam punuar me Shehin, doja të punoja me të. Shiriti i kapitenit është shtesë për mua. Nuk është e lehtë ta mbash shiritin e kapitenit, është përgjegjësi. Besoj do e mbaj shiritin, dua të falënderoj dhe Ditën për atë që bëri në Shkodër. Tani do të vazhdoj unë dhe është një ndjesi e mirë të jesh kapiten”, përfundoi Jashanica./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!