Jasenovaci në parlament/Deputeti Çapuni: Do marr pjesë deri në fund të debatit, por jam i vendosur për të votuar kundër

schedule16:51 - 28 Qershor, 2024

schedule 16:51 - 28 Qershor, 2024

Deputeti i Malit të Zi, Ilir Çapuni tha se do të votojë kundër rezolutës së Jasenovacit. Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai tha se deputetët e tjerë shqiptarë nuk janë të pranishëm në parlament, por ai do të mbajë deri në fund qendrimin kundër.

Sipas Çapunit, ne nuk kanë se çfarë të votojnë pro kësaj rezolute, sepse ka gjëra që i takojnë të shkuarës dhe çfarë ka ndodhur jashtë territorit të Malit të Zi.

“Sot është në kulturën serbe është përvjetori i betejës së Kosovës, të cilët këta e kanë shumë të shenjtë. Edhe në këtë ditë “të shenjtë”, duhet votuar medoemos një rezolutë, e cila ka një lloj hakmarrje për rezolutën e Srebrenica.

Për ta bërë dhe më të kapshme, propozuesit e kësaj rezolute, pra partitë pro serbe kanë propozuar ta ndërrojnë emrin e kësaj rezolute. Pra, për ta bërë më të vështirë për të gjithë deputetët, për ta votuar kundër ose për të mos i dhënë përkrahje.  Tani është duke bërë diskutimi dhe është hapur debati në parlament dhe po presim që të votohet. Edhe një herë pra, është një stisje dhe nuk e di se çfarë marrëveshje është bërë brenda shumicës për ta bërë këtë vetëm në një ditë, në ditën e parë.

Për momentin qendrimet e mija personale dhe të partive tona shqiptare, është se ne nuk kemi se çfarë të votojmë pro kësaj rezolute, sepse i takojnë dhe të shkuarës dhe gjërave që kanë ndodhur jashtë territorit të Malit të Zi.

Deputetët e tjerë shqiptarë nuk janë të pranishëm për arsye objektive. Unë do të marr pjesë deri në fund të debatit, por deri në fund jam i vendosur për të votuar kundër”, u shpreh ai./abcnews.al