Jared Leto ngjitet në ndërtesën 102 katëshe të New York, promovon turneun botëror nga Empire State Building

schedule09:39 - 11 Nëntor, 2023

schedule 09:39 - 11 Nëntor, 2023

Këngëtari dhe aktori fitues i Oskarit, Jared Leto, u ngjit në ndërtesën ikonë të Empire State Building të Nju Jorkut për të njoftuar turneun botëror të grupit të tij, “Thirty Seconds to Mars”.

Në video, shihet Leton duke u ngjitur në kullën e famshme duke përdorur një litar. Në një intervistë për emisionin “Today ”, 51 vjeçari u shpreh se ngjitja në ndërtesë nuk ishte aspak e lehtë.

“Isha më shumë i emocionuar se sa i nervozuar, të them të drejtën. Por duhet të jem i sinqertë, ishte shumë e vështirë. Ishte shumë më e vështirë nga sa mendoja se do të ishte”, u shpreh ai.

Turneu “Thirty Seconds to Mars Massive Seasons 2024” është turneu i parë i grupit në pesë vjet dhe pritet të nisë në mars të vitit të ardhshëm në Buneos Aires.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!