Japonia shton sanksionet kundër Rusisë, përfshirë kryeministrin dhe disa oligarkë

schedule09:18 - 10 Maj, 2022

schedule 09:18 - 10 Maj, 2022

Japonia ka shtuar sanksionet kundër Rusisë, duke ngrirë asetet e më shumë se 130 personave, përfshirë kryeministrin rus Mikhail Mishustin, sipas CNN.

Sanksionet e reja synojnë tetë shtetas rusë dhe 133 anëtarë të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore, tha Ministria e Jashtme e Japonisë në një deklaratë.

Lista përfshin Mishustin, oligarkun Vladimir Bogdanov dhe anëtarët e familjes së oligarkut Genadi Timshenko. Japonia gjithashtu pezulloi aktivitetin e 71 organizatave të tjera ruse, duke përfshirë prodhuesit dhe institutet kërkimore, thuhet në deklaratë.

Rikujtojmë se Japonia ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të presidentit rus Vladimir Putin dhe anëtarëve të familjes së tij në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Rusia nga ana tjetër është kundërpërgjigjur duke sanksionuar ndaj Japoninë, siç është ndalimi i hyrjes së zyrtarëve japonezë, përfshirë kryeministrin Fumio Kishida.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!