Japonia regjistroi rastet e para me variantin e ri të COVID, Omicron.
Nga katër personat që rezultuan pozitivë për Omicron, tre nuk kishin ndonjë histori udhëtimi ose ndonjë kontakt me njerëz që kanë udhëtuar jashtë vendit, thanë autoritetet.
Tre personat pa histori udhëtimi janë anëtarë të së njëjtës familje -burri dhe gruaja në të 30-at dhe vajza e tyre 10 vjeç. Ata kishin simptoma të lehta të shtunën por të dielën gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua dhe janë shtruar në spital./abcnews.al