Japonia do të bëjë publike planin prej 1 miliard dollarësh gjatë ditës së sotme për të ndihmuar vendet që kanë pranuar refugjatët ukrainas, tha në një deklaratë ministri i Financave Shunichi Suzuki.
Financimi do të sigurohet nëpërmjet Bankës Shtetërore Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), e cila zakonisht ofron ndihmë në formën e huadhënies, garancive dhe investimeve të kapitalit.
Suzuki e bëri njoftimin teksa mbërriti në Niigata, në veri të Tokios, për të kryesuar një takim tre-ditor të liderëve financiarë nga vendet e G7.
G7 do të diskutojë gjithashtu se si të parandalojë Rusinë që të anashkalojë sanksionet e vendosura pas pushtimit të saj.
/abcnews.al