Japonia paketë ndihmë prej 4.6 miliardë paundesh për Ukrainën

schedule13:52 - 20 Shkurt, 2023

schedule 13:52 - 20 Shkurt, 2023

Japonia ka miratuar paketën e re prej 4.6 miliardë funtesh për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë. Fumio Kishida tha se Ukraina ende po vuan nën pushtimin rus dhe njerëzit e saj kanë nevojë për ndihmë për të rindërtuar jetën e tyre të përditshme.

Ai shtoi se sulmi i Rusisë është një sfidë për të gjithë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla që i jep fund epokës së pas Luftës së Ftohtë. Si president i këtij viti i G7, Kishida tha se do të organizojë një samit online ku do t’i bashkohet Volodymyr Zelensky të premten.

Kjo do të jetë hera e parë që zoti Kishida do të mbajë një samit të G7.

Japonia i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve europiane në sanksionimin e Rusisë për pushtimin e saj dhe ofrimin e mbështetjes humanitare dhe ekonomike për Ukrainën.

Japonia ka dhënë tashmë hua prej më shumë se 70 miliardë jen (432 milion paund) për Ukrainën në ndihmë emergjente ekonomike dhe ka strehuar më shumë se 2,000 ukrainas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!