Japonia: Mbështetja për Ukrainën mbetet e palëkundur

schedule15:51 - 3 Prill, 2024

schedule 15:51 - 3 Prill, 2024

Kryeministri japonez Fumio Kishida zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai theksoi se mbështetja e Japonisë për Ukrainën është e palëkundur, duke shprehur respekt të sinqertë për guximin e popullit ukrainas.

Zelensky shkroi në Platformën X se ai e informoi Kishidën për situatën në fushën e betejës dhe se theksoi nevojën për të forcuar sanksionet kundër Rusisë, si dhe për të gjetur një mënyrë për të konfiskuar asetet e ngrira ruse jashtë vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!