Japonia, e cila ka filluar fushatën e vaksinimit në shkurt të 2021 ka vaksinuar 64.3% të popullsisë me dy dozat kundër Covid-19. Deri më 11 tetor, 93,1 milionë qytetarë, përkatësisht 73,6 për qind e popullsisë së vendit, është vaksinuar kundër virusit.
Rreth 81,4 milionë njerëz, përkatësisht 64,3 për qind e popullsisë janë vaksinuar me të dyja dozat. Gjithashtu 90,9 për qind e qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç janë vaksinuar me një dozë, kurse 89,8 për qind me dy doza.
Qeveria japoneze synon të përfundojë vaksinimin vullnetar të qytetarëve deri në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit./abcnews.al