Japonia ka një synim për automjetet me benzinë

schedule15:58 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 15:58 - 25 Dhjetor, 2020

Japonia synon që të eliminojë krejtësisht automjetet me benzinë në 15 vitet e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur qeveria japoneze ditën e sotme, duke theksuar që në këtë mënyrë të gjenerojnë afër 2 trilion dollarë në vit në rritje të politikave të gjelbra deri në vitin 2050.

Sipas Reuters, “Strategjia për rritjen e gjelbër” ka për synim të prekë industrinë e hidrogjenit dhe të automjeteve me qëllimin që deri në gjysmë të shekullit 21 të ketë zero emetim të gazrave, një premtim ky i muajit tetor i kryeministrit Yoshihide Suga.

“Qeveria ka vendosur objektiva ambicioze për të arritur neutralizimin e karbonit deri më 2050”, u shpreh Yukari Takamura, profesor në Universitetin e Tokios. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!