Japonia goditet nga një tërmet i fortë

schedule15:18 - 28 Mars, 2023

schedule 15:18 - 28 Mars, 2023

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë verilindore të martën, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë . Sipas agjencisë, tërmeti me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter goditi provincën Aomori në Japoninë verilindore.

“Tërmeti u regjistrua në brigjet lindore të Aomorit në një thellësi prej rreth 20 kilometrash”, shtoi agjencia.

Ndërkaq, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet me magnitudë 6,2 ballë goditi rajonin Hokkaido të Japonisë. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për viktima apo dëme të mundshme.