Japonia evakuuon dhjetëra shtetas të saj dhe mbyll ambasadën e saj në Sudan

schedule09:20 - 25 Prill, 2023

schedule 09:20 - 25 Prill, 2023

Japonia ka evakuuar urgjentisht 45 shtetas të saj dhe të afërmit e tyre nga Sudani dhe ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Khartoum, njoftuan sot kryeministri Fumio Kishida dhe zyrtarët.

“Gjithsej 45 persona u larguan me një avion C2 të forcave të armatosura japoneze”, tha Kishida.

Ai shtoi se katër shtetas të tjerë japonezë ishin gjithashtu në gjendje të largoheshin nga Sudani për në Xhibuti dhe Etiopi falë ndihmës së Francës dhe organizatave ndërkombëtare.

Pak orë më parë, Ministria e Jashtme japoneze njoftoi në një deklaratë për shtyp se ambasada e vendit në Khartoum tani është mbyllur përkohësisht, pas largimit të stafit të saj.

Autoritetet japoneze vlerësuan se rreth 60 nga shtetasit e vendit ishin në Sudan përpara se të merrnin vendimin për t’i larguar me shpejtësi nga vendi ku shpërthyen luftimet në mes të muajit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!