Japonia emëron një grua si presidente të Lojrave Olimpike

schedule09:41 - 18 Shkurt, 2021

schedule 09:41 - 18 Shkurt, 2021

Seiko Hashimoto është emëruar presidentja e ardhshme e lojrave olimpike, Tokyo 2020, në Japoni pasi paraardhësi i saj u largua për shkak të komenteve seksiste.

Hashimoto, e cila ka përfaqësuar Japoninë në shtatë Lojëra Olimpike, pritet të zëvendësojë Yoshiro Mori, ish-kryeministëri japonez, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar për shkak të vërejtjeve poshtëruese që ai bëri për gratë.

Fillimisht u propozua një tjetër udhëheqës mashkull për ta zëvendësuar atë, por kjo gjithashtu u prit me protesta. Bordi i Komitetit Olimpik Japonez aktualisht ka 24 anëtarë, pesë prej të cilëve janë gra, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Mori kishte komentuar më herët që nëse numri i anëtarëve femra të bordit rritet, atyre do t’u duhet të “sigurojnë që koha e tyre e të folurit të kufizohet disi, pasi flasin shumë dhe janë të bezdisshme”.

Më vonë ai kërkoi falje për deklaratën e tij dhe shtoi se përparësia ishte të sigurohesh që Lojërat Olimpike të mbaheshin në korrik.

Ndërkohë, zonja Hashimoto tha të enjten se kishte dhënë dorëheqjen nga roli i saj si ministre Olimpike për të marrë postin e saj të ri si shefe e Lojërave të Tokios.

Lojërat Olimpike Verore do të fillojnë në 23 korrik, pasi janë shtyrë me një vit për shkak të pandemisë. g.v/abcnews.al