Japonia do të ofrojë falas vaksinën e Covid-19 për të gjithë qytetarët e saj

schedule12:33 - 1 Tetor, 2020

schedule 12:33 - 1 Tetor, 2020

Qeveria e Japonisë do të ofrojë falas vaksinën kundër koronavirusit për të gjithë qytetarët e saj.

Sipas JapanTimes, qeveria ka vendosur të marrë përsipër të gjitha kostot për të siguruar deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm furnizime të mjaftueshme të dozave të vaksinës, të cilat aktualisht janë duke u zhvilluar në Japoni dhe jashtë saj.

Vendi do të shpenzojë do të shpenzojë rreth 6,3 miliardë dollarë nga fondet e saj për të siguruar vaksinat kundër COVID-19.

Në këtë mënyrë, qeveria synon të inkurajojë popullin të vaksinohet kundër Covid-19. Qeveria gjithashtu po përgatitet edhe për shpërthime të koronavirusit dhe gripit sezonal njëkohësisht.

Qeveria japoneze ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë amerikane Pfizer Inc. dhe britanike AstraZeneca PLC. s.ba/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!