Qytetarët e Japonisë kanë përjetuar minuta frike ditën e sotme për shkak të një alarmi për një sulm të mundshëm raketor nga Koreja e Veriut. Por disa minuta më vonë, alarmi rezultoi fals.
Pas Hauait, është radha e Japonisë: televizioni kombëtar “NHK” ka lëshuar një alarm fals duke mbështetur se Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë balistike. Kjo media u bëri thirrje qytetarëve që të kërkojnë strehim. CNN raporton se në disa minuta, gabimi ishte korrigjuar dhe televizioni shtetëror kërkoi falje publike.
Por impakti që shkaktoi ishte tmerrues për qytetarët. Mesazhi i shpërndarë nga media japoneze në celularët e të gjithë përdoruesve të aplikacionit të saj shkruante: “Alarm, Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë. Alarm i shkallës J nga qeveria: evakuoheni brenda ndërtesave ose në pjesët nëntokësore”.
Fatmirësisht frika tek qytetarët e shumta ka zgjatur vetëm pak minuta dhe televizioni shtetëror ka kërkuar falje duke nënvizuar se “alarmi i dërguar më përpara rreth një rakete të Koresë së Veriut ishte i gabuar”.
“Qeveria nuk ka shpërndarë asnjë gjendje alarmi”, nënvizon “NHK”. Ndërkohë, të shtunën ishulli amerikan, Hauai kaloi shumë minuta paniku, pasi gabimisht ishte dhënë alarmi për një sulm raketor. Përgënjeshtrimi i autoriteteve erdhi vetëm pas 46 minutave./abcnews.al