Japoni/ Ndahet nga jeta krijuesi i mangës “Cobra”, Buichi Terasawa

schedule13:38 - 12 Shtator, 2023

schedule 13:38 - 12 Shtator, 2023

Krijuesi japonez i mangave Buichi Terasawa, më i njohur për veprën e tij fantastiko-shkencore “Cobra” dhe për mangën pioniere kompjuterike, ka vdekur në moshën 68-vjeçare nga një atak në zemër, njoftoi studioja e tij të hënën.

“Pavarësisht tre operacioneve për tumoret e trurit, Terasawa kishte mbijetuar me të njëjtin vitalitet si vetë Cobra, por këtë herë ai ishte zënë në befasi”, shkroi kompania e Terasawa Production në rrjetet sociale.

I lindur në vitin 1955 në ishullin Hokkaido, Terasawa u transferua në Tokio në 1976 për të studiuar nën Osamu Tezuka, i konsideruar si ‘babai’ i mangës moderne.

Në vitin 1978, vepra e tij më e njohur filloi të botohej në komiken Weekly Shonen Jump: “Cobra”, një aventurier në hapësirë, dora e majtë e të cilit fsheh një pushkë.

I apasionuar pas kinemasë, Terasaua i jep heroit të tij që shtrihet në galaktikë karakteristikat e aktorit francez Jean-Paul Belmonteau, të cilin e zbuloi në filmin ‘Pa frymë’ (1959) dhe anën e pafytyrë dhe të relaksuar të të cilit e admiron.

Kjo manga shiti  rreth 50 milionë kopje në mbarë botën dhe u përshtat në një film vizatimor në Francë dhe një film të animuar.

Në fillim të viteve 1980, Terasawa filloi të krijonte vepra në kompjuter: në veçanti ai botoi The Black Knight BAT (1985) dhe më pas në 1992 “Takeru”, e konsideruar manga e parë në botë e prodhuar tërësisht në kompjuter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!