Personi më i vjetër në botë, 117-vjeçarja Nabi Tajima, ka ndërruar jetë në Japoni. Lajmi është raportuar nga mediat lokale. E lindur me 4 gusht të vitit 1900, ajo e ka kaluar jetën e saj në një fshat në jug të Japonisë. Ka pasur 9 fëmijë, 7 djem dhe 2 vajza, ndërsa bashkë me nipër dhe stërnipër ajo numëron 160 pasardhës. Gjyshja Nabi, siç konsiderohet në Japoni, ishte shtruar në spital që prej janarit, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm. Ajo u bë njeriu me i vjetër që jeton në planet pasi në shtatorin e kaluar ndërroi jetë Violet Broën në Xhamajkë, edhe ajo 117 vjeç. /abcnews.al
Japoni, ndahet nga jeta 117-vjeçarja Nabi Tajima
schedule14:25 - 22 Prill, 2018
schedule 14:25 - 22 Prill, 2018