“Japim maksimumin në fushë”, Ramadani para sfidës ndaj Ukrainës: Jemi përgatitur shumë, kemi studiuar mirë kundërshtarin

schedule17:27 - 6 Shtator, 2024

schedule 17:27 - 6 Shtator, 2024

Pritjes po i vjen fundi.

Pas afro 24 orëve, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të nisin për të tretën herë, rrugëtimin e tyre, në UEFA Nations League, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B, ku pozicionohen në grupin 1, së bashku me Republikën Çeke, Gjeorgjinë e Ukrainën.

Pikërisht këta të fundit do të jenë kundërshtarët e parë të “Kuqezinjve” dhe siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zyrtare për shtyp, ku së bashku me teknikun Sylvinho ishte edhe “shkatërruesi” Ylber Ramadani.

Ky i fundit foli i parë gjatë konferencës teksa fillimisht foli për vështirësinë e sfidës ndaj ukrainasve e më taj u ndal te forca dhe harmonia e grupit, ku ashtu si në kualifikueset e Evropianit shpresojnë që të dalin në vendin e parë të grupit B1.

“Atmosfera e ekipit është fantastike. Jemi shumë të përqëndruar, pasi na pret një ndeshje shumë e vështirë, por ne jemi gati. E kemi studiuar shumë mirë Ukrainën dhe shpresojmë që nesër të marrim një rezultat pozitiv.

I gjithë ekipi është profesionit dhe nuk ka rëndësi nëse ekipi luan jashtë apo në shtëpi, pasi jemi të përqëndruar për të bërë një ndeshje shumë të mirë.

Formacionin në fund e vendos trajneri dhe jemi përgatitur të gjithë shumë, pasi jemi të vendosur të marrim rezultatin e shumë kërkuar në sfidën e parë të Nations League.

Sa i përket elementëve të rinj, janë përshtatur shumë mirë dhe janë duke u stërvitur fort, kështu që shpresoj se do të japin maskimumin ashtu siç bëjmë në çdo ndeshje.

Është thënë shpesh se ne jemi më pak të kuotouarit për të fituar grupin, por forca jonë është grupi, kështu që do të tentojmë deri në fund për të siguruar vendin e parë. Pas Evropianit kemi fituar edhe më shumë eksperiencë kemi luajtur edhe më shumë së bashku dhe siç e thashë jemi gati për sfidën e parë”,- u shpreh Ramadani në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!