Adnan Januzaj është zhvendosur në Turqi. Te Sevilla ai ka gjetur shumë pak hapësirë dhe për këtë arsye, spanjollët nuk e përfshinë në projektin teknik të klubit, pavarësisht se kishte një kontratë deri në vitin 2026.
Belgu do ta mbyllë sezonin te Basaksehir në formën e një huazimi të thjeshtë, ku klubi turk do të paguajë të gjithë pagën e tij deri më 30 qershor.
“Klubi ynë ka nënshkruar një marrëveshje huazimi me Adnan Januzaj, i cili së fundmi ka luajtur për Sevillën, një nga skuadrat spanjolle të La Ligës. Mirëpresim Adnan Januzaj në familjen tonë. I urojmë suksese”, shkruhej në njoftimin e klubit./ h.ll/abcnews.al