Janullatos mesazh për Pashkët: Shqetësimint që shkaktoi kjo Pandemi, le t’i kundërvihemi me të mospasurit frikë

schedule11:51 - 18 Prill, 2020

schedule 11:51 - 18 Prill, 2020

Hirësia e tij, kryepeshkopi Anastas Janullatos ka dhënë mesazhin e tij me rastin e kremtimit të Pashkëve ortodokse. Këto Pashkë nuk do të festohen si zakonisht, për shkak të koronavorusit.

Ndërkohë Jnaullatos u është drejtuar qytetarëve në shqip me mesazhin e tij, duke thënë mes të tjerash se kjo që ka ndodhur mund të kalohet vetëm duke mos pasur frikë.

Pashkë të mbarë vëllezër dhe motra! Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi le ti kundërvëmë të mospasurit frikë që na fal Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur. Një mos pasje frikë dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e ngjalljes, le të transmetojmë dritën e shpresës për të mos pasur frikë. Krishti u ngjall!”, shprehet Janullatos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!