Hungaria nuk ka vendosur ende nëse do të mbështesë zgjatjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë në fund të këtij muaji. Ai beson se Unioni duhet të vendosë për këtë çështje vetëm pas konsultimeve me administratën e ardhshme të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, tha në Bruksel ministri hungarez për çështje të BE-së, Janos Boka.
“Mendoj se është e natyrshme që përpara se të vendosim për zgjatjen e sanksioneve për gjashtë muaj të tjerë, të pyesim administratën e re amerikane se si e shohin të ardhmen e regjimit të sanksioneve”, u tha Boka gazetarëve, sipas Reuters.
Boka deklaroi se sanksionet, të cilat duhet të rinovohen në fund të muajit, i referohen sektorëve të ndryshëm ekonomikë dhe ngrirjes së aseteve të Bankës Qendrore Ruse. Që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, BE-ja ka prezantuar 15 paketa sanksionesh kundër Moskës dhe po punon për grupin e fundit të masave./abcnews.al