Ish kryeprokurorja Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva e cila është në paraburgim për shkak të rastit “Zhvatja”, ka dorëzuar një letër i te ekipi i prokurorëve special, ku ka kërkuar që të gjitha lëndët e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Themelore Publike. Shkaku i kësaj kërkese është fakti që PSP-së i mbaron mandati më 15 shtator. Ekspertët vlerësojnë se urdhëri i saj juridikisht është i pavlefshëm, për shkak se masa e paraburgimit, në fakt pezullon Janevën nga funksioni i prokurores.
Janeva edhe prej në burg e udhëheq Prokurorinë Speciale. Edhe pse i është caktuar paraburgimi, ajo nga Burgu i Shutkës, nëpërmjet shërbimeve, ka dorëzuar kërkesë me shkrim deri tek prokurorët e Speciales, nga të cilët kërkon që të gjitha lëndët të dorëzohen ti dorëzohen Prokurorit Publik.
Gjatë ditës së sotme deri tek kjo Prokurori nga ana e Gjykatës penale-Shkup, është dorëzuar autorizimi të cilin Katica Janeva, nëpërmjet “Burgut të Shkupit” e ka dorëzuar deri tek kjo prokurori.
Me këtë autorizim, Janeva i autorizon prokurorët në Prokurorinë Speciale që të gjitha lëndët e hapura; lëndë penale në fazë të gjykimit, lëndë që janë në fazë hetimore apo parahetimore, ti dorëzojnë në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Duke pasur parasysh Ligjin për Prokurori speciale dhe dispozitat për autonomi të Prokurorisë, gjatë ditës së nesërme, do të dërgohet shkresë deri tek Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qellim që të informohet Prokurori Publik për autorizimin e tillë, e më pas do të merret vendim për veprimet e mëtutjeshme.
Burime brenda Prokurorisë thonë se ajo edhe e ka afatizuar kërkesën e saj, dhe ka kërkuar që urdhri të zbatohet në afat prej 3 ditëve. Nga Prokuroria Themelore ende nuk kanë dal me qëndrim, e nga Ministria e Drejtësisë po e përcjellin situatën e krijuar.
E sot edhe një prej emrave që lidhet me rastin “Zhvatja” dëshmoi para prokurorit për krim të organizuar.
Deputetja Frosina Remenski, nuk sheh asgjë të keqe që politikan dhe persona publik të thirrën në Prokurori, me qëllim që të eliminohen dilemat. Ajo mohoi çdo lidhje me rastin “Zhvatja”.
Frosina Remenski, Deputete: “Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me organizatën “Bashkimi Ndërkombëtar”, marrëdhëniet obligative që i ka “Bashkimi Ndërkombëtar” me kompani, unë personalisht nuk kam qenë prezentë asnjëherë kur janë nënshkruar marrëveshje”.
Kryetari i nderit, apo anëtari i nderit në asnjë moment nuk do të thotë përgjegjësi juridiko-formale, për çfarëdo pjesëmarrje apo vendimmarrje në organin e njëjtë, pa marrë parasysh se a është parti politike, apo organizatë joqeveritare.
Remenski paralajmëroi se partia e saj dhe ajo do të votoj për shkarkimin e Janevës.
Ajo refuzoi të flas për marrëdhëniet private me Bojan Jovanovskin, duke thënë se ky rast ka implikime juridike, dhe marrëdhëniet e saj me Boki13 nuk janë të rëndësishme. /ABC News Albania 24/7