Erling Haaland po kalon pushimet në vendlindje. Sulmuesi potenti i Borussia Dortmund humbi takimet e fundit të vitit për shkak të një problemi muskulor.
20-vjeçari viking ka dhënë një prononcim për mediat norvegjeze, aty ku flet rreth mbrojtësve më të fortë në botën e futbollit.
“Tre më të fortët janë Sergio Ramos, Virgin Van Dijk dhe Kalidou Koulibaly. Janë të ashpër, por shumë inteligjentë“, deklaron Haaland. /abcnews.al