Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar pas mbledhjes virtuale që kryeministri Edi Rama pati me kandidatët për deputetë ku edhe ironizoi partinë e çamëve.Ndër të tjera, Rama tha se “ishin nisur për dasmë kecat e Shpëtim Idrizit” duke ironizuar listat e PDIU-së.
Ndërkohë, në një postim në Facebook, Idrizi bën thirrje që Rama të lidhet pasi, sipas tij, ka luajtur mendsh.
Sipas asaj që shkruan Idrizi, kryeministri po shkoi në spital, “nuk ta kthejnë më mbrapsht.”
POSTIMI
Lidheni se ka rroitur Edvin Rama .
Sot mu kujtua miku im Kim Mehmeti :
Me thote ne nje nga bisedat tona :Shpetim…
Posted by Shpetim Idrizi on Wednesday, March 10, 2021
Çfarë tha Rama:
Kanë nxjerrë përpara një dhëndër dhe janë nisur për dasmë, me katastrenat e Gon Dukës, me kapsollat e Fatmir Mediut, me faqoren e Dash Shehit, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vangjel Dules, me preshët e Tritanin, me kasetat e Salianjit, me peshqirët e Mziut, simiten e Xhaferrit të Durrësit, me rakinë e Leskos, me gërrnetën e Mesilës, kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e kanë parë këtë tabor krushqish. Kanë frikë. Kam vërtet frikë se do të çojnë nga varri Çeço Musarajin dhe të hedhë në gjyq Lulzim Bashën, për të drejtën e autorit.