Prezantuesja cilëson Kim Kardashian si “forca e së keqes”: S’i shikoj dot të pasmet e saj nëpër media

schedule21:12 - 5 Tetor, 2022

schedule 21:12 - 5 Tetor, 2022

Gazetarja dhe prezantuesja Megyn Kelly i ka quajtur motrat Kardashian si një “forcë të së keqes” që po korruptojnë shoqërinë me “kotësinë e tyre të shfrenuar”. Duke folur në podkastin e Megyn Kelly Shoë , 51-vjeçarja tha se nuk mund të shihte më gjoksin dhe të pasmet e Kim Kardashian në media.

Duke folur në podkastin e Megyn Kelly Show, 51-vjeçarja tha se Kardashians kishin nxitur një “përqendrim në veten” dhe “ego” në ndjekje të pëlqimeve dhe klikimeve në rrjete sociale. “Unë nuk mendoj se kjo është e shëndetshme dhe kjo është arsyeja pse unë i kundërshtoj.

Kelly said the family showcased ‘unrivalled vanity’ Credit: Instagram/@kyliejenner

Është kotësia e tyre e neveritshme që përhapet si zjarr në shoqërinë tonë.”, tha ajo. “Nuk dua të shoh më kurrë një foto të Kim Kardashian. U lodha duke parë gjoksin dhe të pasmet e saj sa herë hap faqet e New York Post e Daily Mail, më vjen për të vjellë. Dhe jo vetëm atë por dhe motrat e saj, ma shpifën”.