Jan Oblak në historinë e La Liga, vendos dy rekorde brenda natës

schedule08:35 - 18 Qershor, 2020

schedule 08:35 - 18 Qershor, 2020

Jan Oblak është një nga portierët më të mirë në botë dhe kjo nuk mund të vihet në diskutim nga askush. Edhe shifrat flasin për të, madje mbrëmjen e djeshme (Atletico Madrid fitoi 5-0 kundër Osasuna)ai është futur në histori, si portieri që arrin më shpejt ta mbajë portën e tij të paprekur në 100 ndeshje. Diçka të tillë ai e ka arritur pas 182 ndeshjesh.

Miguel Reina e mbante rekordin, që e kishte realizuar pas 222 ndeshjesh, kurse në podium është edhe Victor Valdes. Ish-gardiani i Barcelonës kishte regjistruar 100 ndeshje pa pësuar gol në sfidën e 227-të të tij. Oblak ka shifra fantastike, duke e mbajtur portën e tij të paprekur në 55 për qind të ndeshjeve.

As emra si Andoni Zubizarreta (235 ndeshje pa gol në 662 sfida të luajtura në total), Paco Buyo (213 ndeshje pa pësuar, në 542 sfida) dhe Iker Casillas (117 ndeshje pa gol, në 510 përballje që ka qenë në fushë në La Liga) nuk i afrohen shifrave të Oblak.

Tashmë slloveni  është edhe portieri me më shumë ndeshje pa gol në historinë e Atletico Madrid. Abel Resino mbante rekordin, me 96 ndeshje pa pësuar në 240 përballje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!