Milani po tenton të bëjë edhe një ose dy zyrtarizime të tjera. Bakayoko është një operacion i mbyllur dhe pritet vetëm njoftimi, ndërkohë që ESPN raporton se ka marrëveshje me Everton për James Rodriguez.
Kolumbiani ka edhe një vit kontratë me klubin e Premier League, që është pajtuar me Milanin ta lërë mesfushorin me tipare sulmuesi të largohet me parametra zero.
? ESPN: #ACMilan close to an agreement for #JamesRodriguez! AC Milan have an agreement with #Everton for the Colombian player. The player's contract expires in 2022, he will arrive as a free transfer. pic.twitter.com/5U3aV3TvKk
— Milan Posts ??? (@MilanPosts) August 30, 2021
Tashmë duhet gjetur gjuha e përbashkët me vetë futbollistin, i cili dëshiron një rol protagonisti në skuadër. Milani nga ana tjetër do tentojë të ulë sa më shumë pagën. /abcnews.al