Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, do të largohet përfundimisht nga Evertoni për ta vazhduar karrierën në Katar, kanë njoftuar mediat e huaja.
Bëhet e ditur se Evertoni tashmë ka pranuar ofertën e skuadrës Al-Rayyan dhe 30-vjeçari pritet së shpejti të zyrtarizojë kalimin e tij.
James këtë sezon nuk ka asnjë paraqitje me Evertonin, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Rafael Benitez që e ka larguar nga ekipi i parë.
James ka kontratë me Evertonin deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Ai iu bashkua ekipit anglez vitin e shkuar nga Real Madridi kurse në Evropë ka bërë karrierë edhe te Bayerni, Monaco e Porto. /abcnews.al/