Keisi, partnerja e Stresit feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, ajo është surprizuar nga familjarët me një tortë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen” dhe me numrin 25.
“Jam zyrtarisht e moshuar”, shkroi partnerja e reperit me humor krahas fotos, duke e shoqëruar me emojin e një gjysheje. Ndërkohë, Stresi nuk ka bërë ende asnjë urim publik për personin e zemrës.
Kujtojmë që dyshja e famshme kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, për shkak se janë përfolur se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Postimet që bënin nëpër rrjete sociale shtuan dyshimet, por këto thashetheme i hodhi poshtë vetë reperi në një intervistë televizive. /abcnews.al