“Jam Visi….”: Në përgjimet e grupit të Kukësit edhe djali i prokurores

schedule14:55 - 20 Maj, 2020

schedule 14:55 - 20 Maj, 2020

Grupi i kultivuesve të lëndëve narkotike me drejtues Kreshnik Muratajn janë përpjekur që të lidhin kontakte edhe me një prokurore të Kukësit duke shkuar, të paktën nga sa pasqyrohet në dosje, deri tek djali i saj.

E gjitha zbulohet nga përgjimet e kryera gjatë datave 24-25 shtator 2019, ku Kreshnik Murataj telefonon disa persona duke i pyetur nëse “mund ti gjenin një mik prokurores F.V në Kukës”.

Përgjimet

Në 24 shtator të vitit 2019, Kreshnik Murataj ka telefonuar shtetasin I.V duke i kërkuar që “t’i gjejë një mik prokurores F.V”.

Lexo edhe: “A është pjekur rrushi? Shpejt se ka gjuetarë në mal…”, dalin përgjimet e grupit të Kukësit

Gjatë telefonatës I.V i thotë Kreshnik Muratajt se “F.V është bashkëshortja e F.GJ” dhe se “duhet të bëjë kujdes në biseda për këto gjëra në telefon”.

Por grupi nuk dorëzohet. Gjatë të njëjtës ditë, prokuroria ka interceptuar një telefonatë tjetër, ku sërish Kreshnik Murataj telefonon një grua dhe e pyet nëse e njihte prokuroren F.V, por ajo i thotë se “nuk e njihte“.

Disa orë më vonë sipas prokurorisë, në telefonin e Kreshnik Muratajt vjen një telefonatë nga një person i identifikuar si djali i prokurores F.V, i cili i kishte thënë: Jam Visi..punoj në Këshillin e Qarkut Kukës”.

Lexo edhe: E fundosen përgjimet, arrestohet për drogë vëllai i kryebashkiakut të Fushë Arrëzit

Në dosje nuk pasqyrohet nëse Kreshnik Murataj dhe djali i prokurorës apo vetë ajo kanë patur apo jo kontakte të mëtejshme pas kësaj telefonate.

Në këtë operacion është arrestuar edhe Arben Tuci, vëllai i kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, Fran Tuci. Ai është dënuar dy herë deri më tani për trafik të lëndëve narkotike. /abcnews.al