Pasi vrau gjykatësin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, autori Elvis Shkëmbi, kishte kohë të dilte jashtë gjykatës, të pinte një cigare, e me duar në xhepa të priste ardhjen e efektivëve të policisë, jashtë gardhit rrethues të institucionit. Ai pa të gjithë lëvizjet, e efektivëve teksa hynin në Gjykatë, pas sinjalizimit për krimin që kishte ndodhur, dhe në një moment, ngre dorën dhe iu thotë se është ai autori i vrasjes së gjyqtarit.

ABC News ka siguruar foto nga momenti i dorëzimit të tij te efektivët e policisë.
Në fotot e siguruara për ABC News, ai shihet ndërsa qëndron në derën e gjykatës së Apelit, i qetë e me duar në xhepa.


Bashkë me të, në pranga, sic duket edhe në foto, është vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkëmbi.

Sipas policisë Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi kanë qëndruar në hollin e pritjes së gjykatës rreth orës 3 e 29 minuta të mesditës dhe më pas janë futur në sallën ku po zhvillohej seanca. Gjashtë minuta më pas palët janë ngritur në këmbë dhe menjëherë pasi gjyqtari Kalaj ka shpallur vendimin Elvis Shkambi që ndodhej në sallë ka nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qelluar disa herë në drejtim të gjyqtarit. Pas këtij veprimi ai i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të Rakip dhe Ervis Kurtit duke i plagosur të dy. Pas ngjarjes policia thote se Shkambi ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën nëpunësit gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori është prangosur menjëherë nga punonjësit e policisë pas daljes në oborr. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori.

