“Dua të përballem me Barcelonën në Champions League, kam qenë gjithmonë një tifoz i tyre. Idhulli im ka qenë gjithmonë Xavi. Ka qenë si një anëtar familje për mua dhe jam rritur duke parë ndeshjet e tij. Në stilin tim të lojës ka shumë nga futbolli i Xavit”, shprehej Stefano Sensi në një prononcim të dhënë gjatë muajit korrik.
U tha, u bë! Shorti i realizoi ëndrrën mesfushorit italian, i cili sonte në mbrëmje do të tentojë të dalë triumfues përballë ekipit të zemrës. 24-vjeçari është surpriza më e madhe e Interit deri këto momente.
Drejtuesit zikaltër vepruan shpejt, bindën lojtarin e Sassuolon dhe mposhtën rivalitetin me Milanin, diçka për të cilën ndihen shumë krenarë. Shtatshkurti i mesfushës do të zbresë në stadiumin Camp Nou sonte dhe do të provojë emocione të mëdha. /abcnews.al