Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jam shumë kokëfortë”, Suarez: Tërheqja? Nuk shpëtoni lehtë prej meje

schedule16:57 - 18 Shkurt, 2021

schedule 16:57 - 18 Shkurt, 2021

Atletico Madrid ka pasur gjithmonë sulmues të shkëlqyer në përbërje, por një lojtar i Luis Suarez është ai që i ka munguar ekipit të Diego Simeones. Lider, motivues, luftëtar dhe mbi të gjithë goleador i frikshëm.

“El Pistolero” numëron 16 gola të shënuar në 19 ndeshje të zhvilluara në kampionat me Atleticon, shifra të jashtëzakonshme që kanë ndikuar që ekipi kryeqytetas të kryesojë kampionatin spanjoll të futbollit.

Bomberi uruguaian ka dhënë një prononcim për ESPN, aty ku flet rreth vetes së tij, sezonit të parë me Atletico Madrid dhe kombëtares së Uruguait.

Unë gjithmonë kam qenë shumë kokëfortë. Mund të gaboj dy, tre apo katër herë, por nuk jam tipi që dorëzohet në vështirësitë e para .

Unë vazhdoj të luftoj, i tillë kam qenë edhe i vogël. Kur isha 18 vjeç më kritikonin kur humbisja ndonjë rast më shumë seç duhet, por unë mbërrita larg vetëm sepse insistova pafund. Ky jam unë. Nuk e mendoja se do të kisha një impakt të tillë tek Atletico.

Po zbavitem shumë dhe ndihem mirë kur shoh që stafi teknik dhe shokët besojnë tek unë. Besimi ndikon që të jap gjithmonë maksimumin, dua t’ua shpërblej atyre që besojnë në cilësitë e mia.

Uruguai? Do të jem rreth 36 vjeç në Botërorin e Katarit, jam i vetëdijshëm që vitet kalojnë. Shpresoj të mbërrij në këtë kompeticion me të njëjtën dëshirë që kam tani. E di që nuk e kam të garantuar postin tim në kombëtare.

Kur plakesh të humbet forca dhe potenca, por ADN-ja ime luftarake dhe konkurruese më lejon që të tregoj potencialin tim. Do të shpëtoni nga unë kur ta ndaj mendjen vetë për t’u tërhequr“, theksoi sulmuesi i njohur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!