“Jam shumë i lumtur për të”, Lautaro: Arnautovic e meritoi golin, është një djalë që stërvitet shumë

schedule11:36 - 21 Shkurt, 2024

schedule 11:36 - 21 Shkurt, 2024

“Zikaltërit” e Inter zhvilluan një ndeshje të madhe, mbrëmjen e së martës, që sapo lamë pas, teksa në “mitikun” e Milanos, “Giuseppe Meazza” mposhtën me rezultatin minimal, 1 me 0, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, duke hedhur kështu një hap të madh, drejt çerekfinaleve, të këtij viti, të UEFA Champions League.

Goli i fitores erdhi në prag-fundi, të pjesës së dytë, ku pas disa rasteve të pastra shënimi, sulmuesit austriak, Marko Arnautovic dërgoi topin në rrjetën e Oblak, goli i cili ka lumturuar të gjithë lojtarët e në veçanti kapitenin Lautaro Martinez, i cili për mediat pas ndeshjes, përvec se foli për fitoren u shpreh shumë i lumtur për golin e “partnerit” të tij, në sulm.

“Ai është një djalë që stërvitet në maksimum, që ka pasur një karrierë të shkëlqyer, që ndihmon shumë. Ai e meritoi golin dhe unë jam shumë i lumtur për të”,- u shpreh lideri i “Zikaltërve”, i cili mund të thuhet me plot gojën, se ishte iniciatori i golit të vetëm ndaj Atletico Madrid, pavarsisht se topin në rrjetë e çoi austriaku. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!