Kontrata me Bayern Munchen i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, por rinovimi nuk po vjen ende. David Alaba është pjesë e klubit bavarez prej vitit 2011, teksa një kampionat që e tundon shumë është ai anglez.
27-vjeçari austriak zbulon në një prononcim për anglezen The Times se është një tifoz i Arsenalit dhe shkaku i kësaj lidhje quhet Patrick Vieira, ish-kapiteni i njohur i “Topçinjve”.
“Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. E njoh mirë Premir League, është një kampionat që e ndjek që i vogël. Kam bërë tifozllëk për Arsenalin, Patrick Vieira ishte një ndër lojtarët e mi të preferuar. Në këtë moment nuk është se e kam mendjen shumë se ku do të luaj në të ardhmen“, thekson David Alaba. /abcnews.al