“Jam një dëshmi e gjallë, unë preka vdekjen”, Vjollca Braho flet për betejën me COVID-19

schedule11:45 - 20 Tetor, 2020

schedule 11:45 - 20 Tetor, 2020

Kryetarja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho në takimin e zhvilluar ditën e sotme ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlu dhe kryeministri Edi Rama, tregoi situatën e vështirë që përjetoi për shkak të COVID-19.

Teksa fliste me zërin që i dridhej dhe me lot në sy, ajo theksoi se kaloi periudhë të vështira në spital, në përballje me Covid-19.

“Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor për kujdesin, jo vetëm për mua por për të gjithë të shtruarit në spitale. Unë jam, një dëshmi e gjallë, unë preka vdekjen kur oksigjeni në trupin tim shoi 40%.

Dua ti bëj një thirrje të gjithë atyre që janë skeptik, se ne të gjithë së bashku, duhet të luftojmë për shoqërinë dhe të kujdesimi ndaj këtij infeksioni. Të gjithë së bashku duhet të luftojmë ashtu siç kemi luftuar që nga fillimi, për t’i bërë të gjithë qytetarët të vetëdijshme që të mbajmë maskën, pasi nuk është shaka. Tani unë jam kthyer edhe më e fortë. Maska duhet mbajtur për të minimizuar rrezikun”, tha Braho.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!