Vetëm një ditë pas zyrtarizimit si futbollisti më i ri i Barcelonës, ka ardhur edhe prezantimi i Robert Lewandwskit në Miami, aty ku katalanasit po zhvillojnë edhe fazën përgatitore përpara fillimit të sezonit.
Sulmuesi polak u shfaq përkrah presidentit të klubit, Joan Laporta, me dyshen që duken të entuziazmuar që tashmë do të bashkëpunojnë së bashku për të rikthyer Barçën aty ku duhet, operacion që iu kushtoi katalanasve plot 50 milion euro.
Numri një i klubit mori fjalën e tij për të prezantuar kështu edhe blerjen e fundit, teksa do të falënderonte sulmuesin që ka këmbëngulur për t’iu bashkuar blaugranave, teksa zgjodhi për ta falenderuar në gjuhën polake.
“Faleminderit dhe mirë se erdhe në Barcelonë. Ky njeri ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u bashkuar me ne.
Nuk ka qenë e lehtë dhe ne jemi shumë krenarë që doje të luaje për Barcelonën. Ne kemi nevojë për ju, ju jemi një yll dhe kemi pritshmëri të mëdha.
Ne duam të bëjmë një ekip gjithnjë e më konkurrues dhe po përparojmë shumë mirë”, ka theksuar Laporta.
Menjëherë fjalën e mori 33-vjeçari, i cili “premtoi” se do të shënojë shumë gola në “Camp Nou” dhe se është gati të zbresë në fushën e lojës për të ndihmuar skuadrën e Barçës.
“Ky ekip shumë cilësi dhe shumë potencial. Unë kam ardhur në një nga klubet më të mira. Kemi shumë punë për të bërë dhe jam shumë I lumtur.
Kam bërë seancat e para stërvitore me shokët e mi dhe jam gati të luaj në ndeshjen e radhës. Shpresoj të shënoj shumë gola, është sfida ime. Në futboll është e rëndësishme të duash të fitosh dhe mendoj se jam në vendin më të mirë për ta bërë këtë”, janë fjalët e para të Lewandwskit si katalanas./abcnews.al