“Jam më shumë se ajo pjeshka mbi taka”, Einxhel Shkira tregon nëse do të rikthehet në ekran

schedule17:23 - 21 Gusht, 2020

schedule 17:23 - 21 Gusht, 2020

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira së fundmi i është përgjigjur interesit të ndjekësve mbi jetën dhe karrierën e saj. E pyetur nëse do të rikthehet së shpejti në ekran, Einxhel tha se aktualisht nuk ka asnjë projekt televiziv.

Gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjete sociale, ajo theksoi se nuk do të dëshironte as t’i rikthehej ekranit, pasi siç thekson ajo, “kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim”, ndërsa shton se është më shumë se ajo “pjeshka mbi taka” që kërkon ekrani.

Nëse doni të jem e sinqertë nuk kam asnjë projekt televiziv, as dua të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më jep kënaqësi, dua që të jem 100% vetvetja dhe mos frenoj gojën brenda kornizës që të tjerët duan t’më fusin.

Deri sot dashje pa dashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me stereotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykuese. Por unë e di kush jam dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës.”, ka shkruar moderatorja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!