Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Jam më e vogla e familjes, u rrita nga 4 prindër”, rrëfehet shqiptarja që u shpall gruaja e vitit në teknologji

schedule08:15 - 26 Maj, 2022

schedule 08:15 - 26 Maj, 2022

Hana Qerimi ka krijuar prej disa vitesh shkollën dixhitale që synon të ndihmojë të rinjtë të zgjerojnë njohuritë mbi teknologjinë. Duke pasur parasysh rëndësinë e teknologjisë ditët e sotme, Hana dhe partneri i saj, hapën këtë shkollë në Prishtinë.

Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Hana tha se pavarësisht ofertave që ka marrë, vendosi që ta zhvillonte idenë e saj në Kosovë. Ajo thotë se fëmijët duhet të mësojnë më shumë për programimin pasi çdo profesion lidhet ngushtë me të.

“Ne po tentojmë që t’i rrisim gjeneratat e reja me idenë se duhet të mësojnë patjetër teknologjinë për sukses. Është një kurs ku fëmijët vijnë pas mësimit dhe mësojnë gjuhë programuese dhe logjikën e programimit. Pranojmë fëmijë nga 8-18 vjeç.



Kriteri i pranimit është që të dinë lexim dhe shkrim, dhe pastaj gjërat janë me logjikë. Qëllimi është që të kenë aftësi telnokogjike krahas profesionit të tyre.”, tha Hana duke shtuar më tej se këtë biznes e ka nisur me partnerin e saj.

“E kemi nisur në vitin 2017, e nisëm si një start up të thjeshtë me një fond 1 mijë euro. Në fillim ishim të vegjël, sot kemi dalë në disa vende të tjera.”, tha ajo. “Ne kemi punuar në një kompani teknologjike dhe klientët kanë qenë nëpër botë.

Kemi udhëtuar dhe kemi marrë shumë eksperienca. Kemi pasur shumë oferta për disa shtete por kur patëm mundësin që të nisim diçka vetë, nuk pamë mundësi më të mirë se në Kosovë. Nëse do të iknim në ndonjë vend tjetër nuk do të kishim suksesin në Kosovë.”, shtoi Hana. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!