“Jam më e fortë vetëm”, Nora Istrefi bën deklaratën e papritur

schedule17:48 - 7 Maj, 2021

schedule 17:48 - 7 Maj, 2021

Ka kaluar kohë e gjatë që kur Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës disa vjeçare. Ish çifti i famshëm ka treguar shpeshherë se ruajnë një raport të mirë midis tyre për shkak dhe të vajzës së tyre, Renee. Mirëpo, një postim i bërë së fundmi nga këngëtarja ka befasuar ndjekësit.

Krahas një fotoje, ku duhet mjaft joshëse dhe me stil, Istrefi ka shkruar: “Më e fortë vetëm”. Megjithatë, nuk dihet nëse kjo deklaratë lidhet me jetën personale apo thjesht është një thënie e përdorur sa për përshkrimin e fotos.

Pas ndarjes, Nora ka qenë shumë e rezervuar për jetën personale. Nga ana tjetër, Roberti ka qenë në një lidhje me modelen Jessica Kadiu ndërkohë që kohët e fundit u përfol se kishte nisur një romancë me italianen Maria Bova. Kjo e fundit i mohoi vetë thashethemet duke thënë se janë thjesht miq të mirë. /abcnews.al