“Jam mafia”, videot e e kryegjyqtares së Elbasanit bën xhiron e rrjetit, reagon Don Xhoni

schedule08:19 - 1 Qershor, 2021

schedule 08:19 - 1 Qershor, 2021

Prej ditës së djeshme, Enkeleda Kapedani, kryetarja e Gjykatës së Elbasanit është kthyer në kryefjalën e mediave.

Disa video të publikuara në TikTok nga ajo po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, pasi i kishte realizuar gjatë orarit të punës. Madje pjesa më e madhe e videove ajo i ka realizuar në ambientet e gjykatës, duke u përpjekur që të nxirrte në pah dhe jetën e saj luksoze me veshje të markave më të shtrenjta.

Në njërën prej videove, Enkeleda Kapedani, shfaqet duke dëgjuar këngën “Maffia” të reperit të njohur Don Xhoni.

Pasi kjo video u bë virale, ka reaguar edhe ky i fundit, i cili ka shpërndarë video të gjyqtares, shoqëruar me një emoji që mendohet. Më pas reperi ka publikuar një video të tij dhe përkrah saj ka shkruar:

“Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.

Kujtojmë që pasi videot e Enkeleda Kapedanit bën xhiron e rrjetit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e një hetimi disiplinor për kryegjyqtaren në detyrë, e cila do të vijojë të firmosë vendime në emër të Republikës, derisa ky hetim të përfundojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!