Luis Suarez u largua nga Barcelona në verë për të kaluar te Atletico Madrid, por para se të ndodhte kjo ai ishte shumë pranë kalimit te Juventus. Problem ishte vetëm fakti se te Juventusi ishte plotësuar numri i ekstra-komunitarëve dhe ylli nga Uruguai duhet të pajisej me pasaportë për të siguruar firmën me bardhezinjtë.
Sulmuesi kishte një të shkuar në Itali, ku kishte jetuar për disa kohë dhe kjo i jepte mundësinë atij të pajisej me pasaportë, pas një testi të gjuhës italiane. Këtë bëri ai në universitetin e Peruggias, por jo sipas rregullave.
Pas testit u zbulua se profesorët e kishin toleruar Suarez, madje i kishin nisur më parë edhe përgjigjet e provimit. Së fundmi në mediet italianë janë zbuluar edhe përgjigjet, që profesorët i kishin nisur Suarez në adresën e tij. Ai duhej t’i mësonte përmendësh.
“Emri im është Luis Suarez dhe kam lindur në Salto, Uruguai. Unë jam uruguaian. Shpesh luaj Play Station dhe më pëlqen të pi çaj. Më pëlqen të organizoj barbecue me familjen dhe miqtë. Nuk më pëlqen të bëj pazar. Gruaja ime e bën gjithmonë atë”, mësohet të jenë pyetjet drejtuar Suarez.
Provat e pakundërshtueshme i kanë kushtuar profesoreshës Stefania Spina, e cila është dënuar me tetë muaj pezullim, së bashku me personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje. /abcnews.al