“Jam kthyer”, Trump poston në Facebook për herë të parë që nga viti 2021

schedule07:32 - 18 Mars, 2023

schedule 07:32 - 18 Mars, 2023

Donald Trump ka postuar në Facebook për herë të parë që nga viti 2021,  pas sulmit në Capitol Hill më 6 janar.

Postimi përfshin pamje të shkurtra nga nata e zgjedhjeve 2016, në të cilat Trump thotë:

“Më falni që ju mbaja në pritje. Çështje të ndërlikuara. Të komplikuara.”

Llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram u riaktivizuan nga Meta Platforms në fillim të shkurtit. Për më tepër, manjati tashmë ishte “rehabilituar” në Twitter pas blerjes së tij nga miliarderi Elon Musk.

Në tetor 2021, Trump kishte lançuar platformën e tij “Truth Social” .

“Kam krijuar Truth Social për të luftuar tiraninë e Big Tech,” tha ai në një deklaratë në atë kohë.

Rrjeti social u krijua nga Trump Media & Technology Group si një alternativë ndaj Facebook dhe Twitter, nga të cilat Trump në fakt ishte hequr.

/abcnews.al